Në një gjatësi prej 100 metrash tek ura e Dajlanit në Durrës është ndotur me vajra që dyshohet se janë shkarkuar nga anije të vogla, të cilat operojnë në zonë.
Kjo pjesë e vijës bregdetare ndodet vazhdimisht si pasojë e shkarkimit në mënyrë të paligjshme të hidrokarbureve në det. Ndërkohë që deri tani nga inspektoriati i mjedisit apo institucionet e tjera nuk është parë dikush për të inspektuar nga afër gjendjen e ndotjes.












