• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Henri Çili replika me Andi Bushatin: “hale.al” një fole kundër kapitalizmit

admin by admin
7 October, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Henri Çili replika me Andi Bushatin: “hale.al” një fole kundër kapitalizmit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sipërmarrësi Henri Cili është përfshirë në debate të tjera pas propozimit të tij të sinqertë që Edi Rama të rrinte edhe një mandat tjetër.

Ai ka hasur në shumë kundërshtime, përfshirë dhe ish-drejtorë të tij ndërsa në këtë të fundit me Bushatin, Henri kapërcen ylberin duke ndryshuar stil. Ai bëhet agresiv, dicka jashtë natyrës së tij ndërkohë që permes inatit mund të gjesh plot të vërteta për celulën antikapitaliste, sic thotë Cili.

Shkrimi i Henri Cilit

Më tej akoma në zgjedhjet para vitit 2013, ku qeverisja demokrate ose kishte humbur thelbin e saj reformues, ose kishte ngadalësuar atë, kam bërë një pyetje në gazetën Mapo: “Për çfarë i duhet më tej pushteti Sali Berishës?”, një nëntekst i thjeshtë, që nëse nuk bën reformime të mëdha ose liberalizime të mëdha të tregut, nuk ka asnjë arsye që të qëndrojë në pushtet si kryeministër i djathtë. Madje, me shumë shqetësim në shkurt të vitit 2012 kam shkruar: “A ka perënduar ylli politik i Genc Pollos, Genc Rulit dhe Arben Imamit”, në kushtet ku qeverisja e Partisë Demokratike po manifestonte një lodhje shumë të madhe, jo vetëm te grupi tradicional i partisë ose Berishës vetë, por edhe atyre që kishin ardhur në Partinë Demokratike, ishin rikthyer si kontestatorë, si personalitete të rëndësishme siç ishte rasti i Genc Pollos, Genc Rulit dhe Arben Imamit.

Të njohura janë debatet publike që kam bërë me Edi Ramën kundër shëndetësisë falas apo kundër disa proceseve të tjera, të cilat ishin me natyrë përqendruese ose propozonin përqendrime pushteti, si rasti i Byrosë së Hetimit si instrument i qeverisë. Kam denoncuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2013 rënien e Edi Ramës nën populizëm, nga i cili e pësoi i pari për armët kimike dhe po e pëson sot për importin e mbetjeve.

Sigurisht, e kam mbyllur me editorialin e datës 22 qershor 2013 me kopertinën përkatëse të gazetës Mapo me titullin: “Shqipërisë i duhet ideja liberale, Shqipërisë i duhet lidershipi i Berishës”. Pra, në qoftë se e vëren, ka vazhdimisht një koherencë idesh që lidhet me liberalizmin, reformizmin, me idetë e djathta në ekonomi dhe përgjithësi me reformizmin dhe me konceptin e kalimit e ristrukturimit të sistemit të ri ku jemi futur, të demokracisë liberale dhe kapitalizmit.

Dy shkrimet me të cilat Bushati spekulon, jo vetëm nuk janë ashtu, por edhe sikur të ishin Bushati nuk mund t’i kuptojë sepse janë shkrime profesioniste të shkencave politike kundrejt opinioneve të një amatori, sikurse zoti Bushati është në fushën e analizës. Edhe pse do t’i haja hakun po të mos i jepja meritën e të qenit profesionist si redaktor.

Shkrimi i parë, në vitin 2008, ka të bëjë me një fenomen të sociologjisë elektorale. Kur demokracia shqiptare po normalizohej, po strukturohej brenda një cikli normal, kishim kaluar rotacionin e pushtetit 2005, dhe dukej qartë që mazhoranca ishte në avantazh dhe ishte në një cikël transformimi të vendit, kohë kur shkrova “Fenomeni: Mandati i parë sjell të dytin”. Asgjë më shumë se një analizë më se normale e politologjisë, rasti kur në vendet demokratike, të konsoliduara pak a shumë, çdo qeveri kalon në mënyrë të natyrshme dy mandate, sepse ritmi dhe tempi i reformave është akoma i lartë, motivimi i qeverisë është ende i lartë, njerëzit kanë pritshmëri dhe nuk duan t’i ndryshojnë gjërat, dhe po ashtu opozita ka “punët e veta”, është duke u reformuar, duke u vetëkritikuar, duke u vetëpastruar dhe duke ndërtuar identitetin e ri për ta çuar shoqërinë përpara.

Pra, ky është një shkrim prej politologu dhe mund të gjejmë sa të duash shembuj ku analiza e shkencave politike çon pikërisht në këtë përfundim; pra mandati i parë sjell të dytin dhe cikli i qeverive është kryesisht dy-mandatësh. (Edhe pse mund të ketë dhe përjashtime për shkak të krizave.) Pra, kjo është analiza prej profesionisti kundrejt këndvështrimit amator që kryesisht na ofron Bushati në shkrimet e tij. Por jo vetëm amator, por dhe dogmatik punist, madje dhe moralist pa meritë.

Shkrimi i dytë, që Bushati në mënyrë spekulative e mbivendos tek i pari, është fakti që unë në vitin 2013 kam mbështetur një mandat të tretë dhe historik të Berishës në funksion të faktit që ishin për t’u përmbyllur disa procese, disa reforma të nisura, por të lëna rrugës pa guxim, rrezik që i kanoset dhe sot Edi Ramës për mandatin e dytë.

Gjithmonë reforma liberalizuese, të instalimit dhe strukturimit të kapitalizmit, reforma de-punistizuese, të cilat duhet thënë që Sali Berisha i mori, por jo të gjitha në mënyrë të bindur dhe përfundimtare, dhe jo me guximin e duhur. Duke bërë pjesë në pakicën e shqiptarëve që votuan Berishën në 23 qershor, me dhënien e dorëheqjes më datë 4 korrik 2013, të cilën e kam përshëndetur me shkrimin “Berisha, demokrat i madh, reformator i madh”, mund të rendisim disa bilance të rëndësishme reformuese të Berishës ‘së dytë’ në pushtet. Po mund ta themi me plot gojën edhe tani, si në 4 korrik, Berisha instaloi taksën e sheshtë; një arritje historike për kulturën shtetformuese në Shqipëri dhe ambientin kapitalist në Shqipëri, një kontribut esencial në nxitjen e nismës së lirë në një vend që kapitalizmin s’e kishte pasur kurrë as traditë, as metodë dhe as pëlqim, në një vend ku kapitalizmi ishte luftuar dhe luftohet shumë egër. Reformë tjetër e madhe e Berishës ishte reforma derregullatore për biznesin, ku nga dhjetëra inspektorate u reduktuan në vetëm një grusht syresh. Këto reforma me karakter liberal, fatkeqësisht në disa raste ose mbetën jetime në praktikë ose mbetën thjesht vetëm në teori.

Ka diçka që nuk shkon me shpatën moraliste që ka marrë Bushati te lapsi.al, që degjeneron shpeshherë në hale.al, siç shkruante një koleg, kundër njerëzve, kundër origjinës, pozitës, rrethanave të tyre dhe jo ideve të tyre, ose siç njihen ndryshe si sulme ad hominem dhe për këtë hale.al është shumë i dalluar, fshehur pas penave anonime pa asnjë lezet gazetaresk, 25 vjet pas një shtypi të lirë, të hapur dhe transparent.

Bushati nuk është individ, është fenomen. Ligjërimi i tij demonstron një fenomen të ri në shoqërinë shqiptare: Në media është duke u proklamuar një rrymë e fuqishme kulturore-gazetareske e ekstremit të majtë, populizmi gjithfarësoj, që merr dhe shfrytëzon çdo ngërç, problem, përmbytje, kazan plehrash, vrasje, goditje, aksident etj…e merr dhe e kthen këtë në problem të sistemit kapitalist. Po ngjizet një racë që kërkon burgosjen e sipërmarrësve, shpronësimin, prishjen e kontratave etj. Shkurt fundin e kapitalizmit duke pasur në kokë një revolucion bolshevik, duke pritur një Cipras apo një Corbyn. Kjo racë në dukje anti-establishment në fakt është anti-liri, fatkeqësisht pa moralin e duhur sepse është pjesë e rëndësishme e sistemit, ka punuar në kompani që akuzon për përfitime publike, për kontrabandë, për koncesione e kështu me radhë. Kjo racë është dyfish e keqe. Është një racë që kontribuon në jetën publike kundër zhvillimit, kundër lirisë dhe kapitalizmit, por mbi të gjitha është një racë e pamoralshme, sepse siç e thashë më sipër shfrytëzon gjatë gjithë kohës mjetet dhe mundësitë e kapitalizmit për ta luftuar atë. Andi Bushati përfaqëson një prej tyre.

Përgjigja e Andi Bushatit: Të gjithë i dinë arsyet e vërteta të qëndrimeve publike të Çilit. Këtu nuk është puna nese ka ndëruar ai idetë apo jo. Unë nuk kam asgjë kundër njerzve që mund të ndryshojnë, bindje, ide, emër, seks, qytet apo kombësi. Por Çili fatkeqësisht nuk bën zgjedhje të vullnetshme. Prandaj më shumë sesa replika ai meriton citimin e një shkrimtari, që kryeministri i tij i radhës e ka shumë për zemër dhe e përdor vend e pa vend. Unë e kujtoj shpesh këtë shprehje të Milan Kunderës: “Të marësh seriozisht, njerëz të cilëve u mungon krejtësisht serioziteti, është të humbasësh seriozitetin tënd”.

Trafikantët shqiptarë kultivojnë kanabisin vietnamez, ja pse preferohet

Trafikantët shqiptarë nuk po kultivojnë kanabisin tradicional që ka qenë mbjellë në Shqipëri por kanë sjellë një varietet nga Vietnami .

Në rreth 70 për qind të rasteve të gjetura në vend me kanabis ai i përkiste pikërisht këtij lloj kultivimi duke ia dalë që brenda një kohë të shkurtër të rritet dhe të prodhoje bocet që përdoren si narkotik.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Cako tha se kjo bime ka një periudhë të shkurtër rritjeje nga 18 deri në 45 ditë pavarësisht se prodhimi i saj është më i vogël. Ndërsa po fliste më rastin mbylljes së misionit të fluturimeve të policisë italiane në Shqipëri, Cako tha se rreth 2.4 milionë bimë kanabisi janë shkatërruar, janë kryer rreth 4400 kontrolle dhe 1200 operacione nga policia shqiptare.

Media dhe zyrtarë të politikës kanë qenë kritikë me misionin italian pasi vetëm tri ditë pasi deklaruan se nuk po gjejnë më parcela, një grup gazetarësh identifikoi 7 të tilla vetëm pak metra larg Tiranës.

Mbyllja e navigimit me avion të kanabisit të mbjellë në vend vjen pasi një pjesë shumë e madhe e kultivuar deri tani është korrur dhe po përpunohet.

 

Previous Post

“Huffington Post” gazeta me e madhe e SHBA: Miliona dollarë të drogës për të blerë zgjedhjet

Next Post

Bletari dixhital denoncon: Me janë droguar bletët

admin

admin

Next Post
Bletari dixhital denoncon: Me janë droguar bletët

Bletari dixhital denoncon: Me janë droguar bletët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.