Flakët e zjarrit kanë mbuluar burgun 313 në Tiranë mesditën e sotme. Një i burgosur i ka vënë flakën qelisë së tij, pasi pretendon se është dënuar në mënyrë të padrejtë. Drejtoria e burgjeve thotë se situata është nën kontroll.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, për të parandaluar ndonjë arratisje të mundshme. Në këtë burg qëndrojnë disa prej personazheve më të njohur të krimit në Shqipëri.











