Është arrestuar nga Policia e Elbasanit një 30 vjecar. Bëhet fjalë për arrestimin në flagrancë të shtetasit: Emiljan Dinja, 30vjeç, banues në Elbasan
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me sende të forta nënën e tij, shtetasen Z.K, 62 vjeçe banuese në Elbasan
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.











