Një fëmijë me dy koka ka lindur në Indi këtë të hënë por ka vdekur për 32 orë pasi prindërit injoruan këshillën e mjekut dhe e çuan në shtëpi.
Djali i mamasë 20 vjeçare, i cili peshonte rreth 2.5 kg, është përshkruar nga doktorët si një “mrekulli”.
Dr.Jaiprakash Naray, asistent në departamentin pediatrik tha se të gjithë dëgjuan për lindjen e veçantë dhe donin ta shihnin.Ndërkohë sipas tij duke qënë se foshnja ishte fëmija e parë e çiftit, kjo shpjegon pse ata nuk morën masa paraprake gjatë shtatëzanisë dhe të bënin vizita mjekësore.
“Nëna ishte mirë pas operacionit të lindjes por i porsalindur kishte probleme me frymëmarrjen,”- u shpreh mjeku teksa shtoi se një operacion për fëmijën do të ishte i vështirë.
Një studim i fundit tregon se dy në 100 fëmijë të lindur në Indi kanë defekte në lindje, sipas Indian Express.















