Avokati i Popullit Igli Totozani ka kërkuar mbylljen e burgut të Krujës, ku aktualisht qëndrojnë të dënuarit për të cilët gjykata ka vendosur mjekim të detyrueshëm.
Sipas tij ky institucion nuk përmbush asnjë standard për trajtimin e kësaj kategorie personash, për të cilët duhet të ngrihet një institucion i posaçëm.
Deklarata e Totozanit u bë gjatë një tryeze të rrumbullakët të zhvilluar në bashkëpunim me OSBE në lidhje mbi situatën e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria në institucionet shtetërore gjatë vitit 2015.











