Një foshnje vetëm 4 ditëve ndërroi jetë në Pogradec. Foshnja shfaqi komplikacione në shtëpi pasi kishte lënë maternitetin. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por prindërit kanë fajësuar mjekët, ndaj edhe kanë nisur procedimi penal ndaj shtetasit N.E, 52 vjeç, banues në Pogradec (me detyrë mjek pediatër për fëmijët e porsalindur) për këtë rast.
Por kjo ngjarje rëndë na sjell edhe një herë në vemendje kushtet skandaloze të maternitetit të Pogradecit. Mjekë e pacientë kanë denoncuar disa herë në media me foto e video kushtet krejt të papërshtashme, por Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka marrë asnjë masë për rikonstruksionin e këtij spitali.
















