Pas marrjes së mandatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhje, kryebashkiaku i ri i Dibrës Muharem Rama ditë e sotme ka bërë betimin përpara këshilltarëve.
Gjatë fjalës përshëndetës ai ka theksuar se theksuar se do të mbajë të gjitha premtimet e bëra gjatë fushatës. Rama u shpall fitues në zgjedhjet e pjesshme të mbajtur në Dibër për kryetar Bashkie, pas shkarkim të Shkuri Xhelilit.
Ai, në zgjedhje e 11 shtatorit, kishte përballë demokratin Sherefedin Shehu, të cilin e mundi me rreth 4 mijë vota para. Muharem Rema është shprehur se do të ketë ndryshime në administratë ndërsa theksoi se në fokus ka zhvillimin ekonomik të zonës.











