Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas video komunikimit javor të Kryeministrit Edi Rama, që sot foli për ligjin e plehrave.Kryetari i demokratëve thotë se sot Rama i bëri autogolin vetes me deklaratat që bëri për mbetjet, duke shtuar se në përfundim të mandatit të tij si Kryeministër kërkon të mbushë vendin me helme. “Shqipëria pa Edi Ramen është Shqipëria pa plehra”, ka theksuar Basha vec të tjerash.
Reagimi i kryetarit të PD Lulzim Basha:
Ed Mashtrusi beri autogolin e rradhes sot. Ne monologun qe xhiron vete ju tha qytetareve se ligji i plehrave eshte i mire por ju jeni budallenj.
3 vjet me pare ju premtoi shqiptareve se kurre nuk do te lejonte mbetjet e huaja ne vend. Tani qe po i mbaron mandati, tinezisht, pa transparence kaloi ligjin qe i hap rruge Mafias te sjelle helmet e Europes ne Shqiperi.
Ne keto 3 vite nuk prodhoi gje tjeter vec varferi, eksod, krim dhe droge. Tani do ta mbushe vendin me helmet dhe plehrat e botes. Shqiperia pa Edi Ramen eshte Shqiperia pa plehra.
#Shqiperiame mire pa Edi Ramen.












