Burime zyrtare nga policia e Lushnjes bëjnë me dije se rreth orës 23:30, të natës së kaluar, 43-vjeçari J. T., dyshohet se duke tentuar të vjedhë disa kabllo elektrik te fabrika e tullave në fshatin Allprenaj, ka rënë nga lartësia dhe ka gjetur vdekjen.
Hetimet vijojnë nga Prokuroria.












