• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PPE: Europa dhe populli shqiptar kanë nevojë për PD *

admin by admin
30 September, 2016
in Politika
0
PPE: Europa dhe populli shqiptar kanë nevojë për PD *
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria do të ecë përpara vetëm nëse luftohet më mirë korrupsioni, vetëm nëse ngrihet një sistem drejtësie i pavarur dhe vetëm nëse punohet vetëm për shtetin e së drejtës. Mirëpo, në këto drejtime ne shohim shumë mangësi nga qeveria aktuale dhe shpresojmë që me zgjedhjet e 2017 do të kemi kthesën e nevojshme, dhe të
kemi në krye të vendit dhe qeverisë z.Lulzim Basha.

Reforma Zgjedhore është një element shumë i rëndësishëm me qëllim që të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk duam të kemi më kriminelë në lista dhe në këtë drejtim është pikërisht qeveria aktuale që duhet të bëjë punën më të madhe për ta ndrequr. E përsëris edhe njëherë, është detyra e qeverisë që të garantojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të qeta në vitin e ardhshëm.

Më lejoni tu përcjell përshëndetjet e përzemërta të PPE-së për anëtarin tonë, PD: I dashur Lulzim, Europa ka nevojë për ju. Ne jemi një skuadër dhe do tu mbështesim gjithmonë. Jemi krenarë për ju dhe kemi nevojë për ju, por mbi të gjitha është populli shqiptar ai që ka nevojë për ju dhe i ka shpresat tek ju. Le të shfrytëzojmë edhe fuqinë dhe energjinë e freskët që sjell rinia. Vetëm së bashku do të jemi të fortë.

 
Së pari do të doja t’u falenderoja për ftesën për të qënë i pranishëm në krijimin e kësaj akademie dhe me duket një ide e mirë. Kur u nisa sot herët në mëngjes nga Brukseli për të shkuar në aeroport, po mendoja se kur kisha qënë për herë të fundit në Shqipëri. M’u rikthye në kujtesë që kanë kaluar më shumë se 7 vite. Kam qënë në vitin 2009 kur isha folës në Forumin e Kras Montana së bashku me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, me temën e hyrjes së Shqipërisë në NATO dhe investimet e huaja.
Viti 2009 ka qënë një vit shumë i sukseshëm me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe gjithashtu, me nisjen e kandidimit të Shqipërisë në BE. E kam theksuar atëhere dhe e ritheksoj që në atë kohë, ka qënë Partia Demokratike me z.Berisha që e futi vendin në shinat e duhur dhe arriti suksese. Në atë panel ne diskutuam së bashku me z.Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, për tema të rëndësishme për vendin si, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, zhvillimi ekonomik dhe siguria.
Dhe sot pas 7 vitesh pyes veten si kanë ndryshuar gjerat dhe jo gjithmonë pozitivisht dhe përgjegjësi për këtë mban maxhoranca e sotme. Në këtë pike, bëhet shumë i rëndësishëm roli i PD për të plotësuar dhe rregulluar ato gabime, sidomos për të mbështetur luftën kundër korrupsionit dhe drogës dhe gjithashtu për t’i dhënë fund keqqeverisjes. Një rol të rëndësishëm këtu luan rinia e partisë por kësaj pike do i kthehem më vonë.
Në vitin 2014, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për në BE, ndërsa në fund të 2015, u arrit që të miratohej edhe Ligji i Dekriminalizimit dhe mund të themi me plot gojën që ligji erdhi pas përpjekjeve shumë të mëdha të z.Lulzim Basha dhe mund të quhet si foshnja e tij. Mirëpo, kjo foshnjë ka nevojë të rritet, të ushqehet dhe të edukohet dhe pikërisht kjo është arsyeja që ne jemi këtu që të mos ngelet në letër por të zbatohet.
Më kujtohen akoma me hollësi debatet që janë zhvilluar në verë për reformën në drejtësi dhe për të mbetur në gjuhën e metaforave, do të thoja që edhe kjo reformë është një foshnje dhe shpresojmë që ajo të mos vijë në jete me anë të një lindje të vështirë.
Në deklaratën për shtyp, që presidenti i PPE, Jozef Daul bëri së fundmi, vlerësoi rolin e luajtur nga Partia Demokratike dhe veçanërishtlidershipin e treguar nga kryetari i saj Lulzim Basha. Sërish, falë bashkëpunimit konstruktiv të opozitës vendi arriti të bëjë një hap përpara. Dhe ne si PPE e vlerësojmë gjithnjë e më tepër që kjo reformë do të vihet në jetë vetëm me mbështetjen e opozitës dhe kjo është pikërisht ajo që presin qytetarët. Ajo që them është një apel për Partinë Demokratke që këtë proces ta ndjekë në vijimësi. Vetëm kur këto reforma të zbatohen, skuadra e Lulzimit dhe ne të gjithë bashkë, do të arrijmë ato suksese që duam.
Siç e thotë edhe kryetari ynë z.Daul, i cili e thekson këtë që; Shqipëria do të ecë përpara vetëm nëse luftohet më mirë korrupsioni, vetëm nëse ngrihet një sistem drejtësie i pavarur dhe vetëm nëse punohet vetëm për shtetin e së drejtës.
Mirëpo, në këto drejtime ne shohim shumë mangësi nga qeveria aktuale dhe shpresojmë që me zgjedhjet e 2017 do të kemi kthesën e nevojshme, dhe të kemi në krye të vendit dhe qeverisë z.Lulzim Basha.
Vetëm nëse përmbushen këto tre kritere do të kemi një të ardhme më të mirë dhe vetëm në këtë drejtim rinia do të kërkojë të qendrojë në vendin e saj, dhe në këtë mënyrë ne do të arrijmë pritshmëritë që të kemi edhe punë më të mira. Mirëpo, derisa të arrijmë atje duhet të punojmë shumë dhe puna duhet të fillojë sot në këtë moment.
Për këtë arsye, i jemi mirënjohës Fonacionit Konrad Adenauer i cili e ka mbështetur në mënyrë aktive këtë proces. Reforma Zgjedhore është një element shumë i rëndësishëm me qëllim që të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk duam të kemi më kriminelë në lista dhe në këtë drejtim është pikërisht qeveria aktuale që duhet të bëjë punën më të madhe për ta ndrequr. E përsëris edhe njëherë, është detyra e qeverisë që të garantojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të qeta në vitin e ardhshëm.
Por edhe brenda partisë tonë ne duhet të punojmë shumë, të gjejmë energji të reja, të gjejmë gabimet tona nga zgjedhjet e kaluara, duhet të japim shtysë për rritje brenda partisë me qëllim që të shkojmë me sa më shumë energji drejt zgjedhjeve. Pikërtisht, për këtë arsye ne jemi sot këtu dhe kjo është ajo që duhet të arrijmë, të forcojmë sa më shumë strukturat e partisë dhe të ndërtojmë një parti që të jemi të gatshëm për të shkuar me sukses në zgjedhjet e vitit 2017.
Mbi 90% e popullsisë dëshiron që të ketë rezultate dhe reforma konkrete dhe PD duhet të japë në këtë drejtim përgjigjet e duhura dhe të gjejë gjuhën e duhur. Nga ana tjetër, ato suksese të PD duhen përcjellë dhe komunikuar më tej. Në këtë pikë rinia luan një rol shumë të rëndësishëm.
Pas vendimit të Britanisë së Madhe për të dalë nga BE, normalisht situata brenda BE ishte e vështirë. Por nuk duhet që BE të mbetet në gjendje shoku, pas kësaj që ndodhi sepse, një nga detyrat është të vijojë të punojë për zgjerimin e BE dhe këtë ta bëjë për qëllime ekonomike, politike dhe të sigurisë. Dhe partia që angazhohet më tepër për zgjerimin e BE-së është pikërisht PPE dhe BE nuk duhet të plogështohet para procesit të zgjerimit.
Për këtë, ne luftojmë gjithmonë, por ana tjetër edhe Shqipëria duhet të kryejë detyrat e saj. Tashmë patëm sinjale pozitive në samitin e Parisit në korrik, në kuadër të procesit të Berlinit, dhe u krijua një qendër të rinjsh në Tiranë dhe kjo është një pikë e rëndësishme dhe jo simbolike dhe opozita duhet të luajë një rol shumë domethënës.
Këto janë çështjet që duhet të diskutoj në vijim dhe kur e shoh programin që do kemi për ditët në vijim, them që kemi vënë pikat mbi i.
Faza parazgjedhore do të jetë e nxehtë dhe PD do të duhet të përgatitet për të shkuar me mendjeftohtësi dhe ta drejtojë me objektivitet këtë proces. Vetëm së bashku me të gjitha strukturat e partisë, me deputetët në Kuvend, me rininë, me angazhimin e grave në parti dhe me të gjitha organizatat bija, zgjedhjet mund të fitohen me sukses.
Ajo që na duhet është kthesa brenda partisë dhe më gëzon fakti që dëgjoj që Lulzimi është duke vizituar qytetet në Shqipëri për të folur me bazën.
Në këtë drejtim, më lejoni tu përcjell përshëndetjet e përzemërta të PPE-së për anëtarin tonë, PD: I dashur Lulzim, Europa ka nevojë për ju. Ne jemi një skuadër dhe do tu mbështesim gjithmonë. Jemi krenarë për ju dhe kemi nevojë për ju, por mbi të gjitha është populli shqiptar ai që ka nevojë për ju dhe i ka shpresat tek ju. Le të shfrytëzojmë edhe fuqinë dhe energjinë e freskët që sjell rinia. Vetëm së bashku do të jemi të fortë. Faleminderit.

* Mesazhi i Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Popullore Europiane, Patrick Voller, në lancimin e Akademisë Politike

Previous Post

VIDEO/ Fermerit i ka vdekur babai, Rama “e këshillon” si të ndajnë tokën

Next Post

LISTA/ Ja plehrat që Rama i fsheh si “mbetje” dhe që pritet të importohen në Shqipëri

admin

admin

Next Post
LISTA/ Ja plehrat që Rama i fsheh si “mbetje” dhe që pritet të importohen në Shqipëri

LISTA/ Ja plehrat që Rama i fsheh si "mbetje” dhe që pritet të importohen në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.