Shoqëria Civile paralajmëron dhe fton qytetarët për një protestë, nesër në orën 11.00, te Parku rinia në Tiranë.
Objekti i kësaj proteste lidhet me kundërshtimin e ligjit të importit të mbetjeve.
Sipas organizatorëve, kryeministri Edi Rama gënjen kur thotë se ligjin e bëri për të mirën e industrisë së riciklimit.
“Ky ligj i miratuar me ngut në pakicë, i hap derën mbetjeve të vendeve të tjera duke rrezikuar seriozisht mjedisin dhe shëndetin e çdo shqiptari, si dhe imazhin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin dhe ftesën e Shoqërisë Civile.
“Nëse bashkohemi, ligji rrëzohet. Shqipëria mund të pastrohet dhe bëhet si Europa, pa plehrat e Europës”, përfundon ftesa e shoqërisë civile për protestën e nesërme.












