Kuvendi i Shqipërisë pritet të nisë procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri KQZ.
Sipas Kodit Zgjedhor, mandati 4 vjeçar i Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aktual mbaron me datë 18 tetor 2016. Për këtë arsye, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ka nisur procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri KQZ. Në funksion të kësaj, pas shpalljes së vendit vakant, ka grumbulluar aplikimeve prej të gjithë kandidatëve të interesuar.
Deri tani mësohet se janë 6 emra, kandidatë për kreun e KQZ-së.
Ata janë, Lefterije Luzi kryetarja aktuale, Denar Biba anëtar i këtij institucioni si dhe Koli Bele, Rovena Ndoji, Iva Nova dhe Anton Lleshaj.











