• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zyrtarja shpjegon: Ja procedurat për tu punësuar në Gjermani

admin by admin
11 July, 2017
in Gjej Pune, Kronika
0
Zyrtarja shpjegon: Ja procedurat për tu punësuar në Gjermani
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kea Decker, drejtoresha e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Qendrës për Ndërmjetësimin Profesional të Jashtëm

Ekzistojnë mundësi punësimi për shqiptarë në Gjermani. Por ҫfarë është realiste, ҫfarë trillim?
Intervistë me Kea Decker, drejtoreshë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Qendrës për Ndërmjetësimin Profesional të Jashtëm.

Zonja Decker, përhapja e lajmit se Gjermania kërkon 46.000 forca punëtore nga Shqipëria shkaktoi bujë. Çfarë qëndron konkretisht pas tij?
Baza e këtij lajmi është faqja e internetit “Make it in Germany” – portali zyrtar disa gjuhësh për forca të kualifikuara ndërkombëtare i Ministrisë Federale të Ekonomisë e Energjisë, Ministrisë Punës e Çështjeve Sociale dhe Agjencisë Federale të Punësimit. Por shifra e përmendur aty përfshin të gjitha ofertat e publikuara për punë në portalin “Make it in Germany”, të cilat kanë qenë kërkesa të regjistruara të sipërmarrjeve gjermane tek Agjencia Federale e Punësimit.
“Make it in Germany” i drejtohet forcave të kualifikuara, apo të interesuarve për shkollim profesional nga të gjitha vendet, si edhe personave që hulumtojnë në Gjermani. Kështu njoftimi me shifrën që përmendët ju ka një keqkuptim: Oferta përqëndrohet tek të interesuarit e kualifikuar që kërkojnë punë, dhe nuk u drejtohet vetëm qytetareve dhe qytetarëve shqiptarë.

Pra nuk ka 46.000 vende pune vetëm për qytetarë nga Shqipëria?
Ofertat e punësimit në “Make it in Germany” parimisht janë të hapura për të gjitha kandidatet e kandidatët, si gjermanë edhe të huaj. E veçanta është që këto vende pune lidhen me sektorë, ku ka mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar. Për këto profesione ekziston fillimisht baza ligjore për forcat e huaja punëtore që kërkojnë akses në tregun gjerman të punës. Për forcat e kualifikuara ekzistojnë kritere të ndryshme, varësisht nga vendi origjinë. Kështu pra, vendet e punës të ofruara aty, si nga ana e kualifikimit ashtu edhe e kritereve të pranimit në tregun gjerman nuk janë automatikisht të hapura për të gjithë kandidatët.

Por për cilat profesione bëhet fjalë konkretisht?
Në fushën akademike kërkohen forca pune nga të ashtuquajtura profesionet e shkencave natyrore (MINT), mjekë, inxhinerë, studies të shkencave ekzakte apo specialistë të informatikës. Tregu gjerman i punës në fakt në radhë të parë ka nevojë për forca të mirëkualifikuara. Por nga ana tjetër për të punuar si fuqi punëtore e kualifikuar në Gjermani nuk nevojitet patjetër përfundimi i universitetit. Nga 1 korriku 2013 qytetarët nga vendet jashtë Bashkimit Europian kanë mundësi të fillojnë punë në Gjermani edhe me diplomën e një shkolle profesionale, nëse profesioni i tyre qëndron në listën e ashtuquajtur „lista pozitive”. Tjetra, nëse ju keni një ofertë konkrete vendi pune të një punëdhënësi gjerman dhe diploma juaj profesionale është ekuivalente me një diplomë gjermane.

Si duhet të veprojë dikush për njohjen e diplomës?
Duhet theksuar se njohja e diplomës duhet të aplikohet që në vendin origjinë. Të interesuarit për këtë duhet të informohen më mirë në faqen e internetit: www.anerkennung-in-deutschland.de.

Le të themi se një i ri shqiptar kërkon punë, kudo edhe në Gjermani. Çfarë hapash duhet të ndjekë ai që ta gjejë një vend pune fillimisht?
Punëkërkuesit kanë mundësinë që në faqen on-line “Make it in Germany” të verifikojnë së pari vetë nëse i plotësojnë kushtet e kërkuara. Krahas kualifikimeve të caktuara, këtu luajnë rol edhe diplomat profesionale e njohuritë e gjuhëve të huaja. Por kriteret variojnë në varësi të vendit të punës, kjo duhet parë konkretisht. Krahas kësaj nga 28 tetori 2015 në bazë të ligjit për rregullimin e punësimit (§26 Paragrafi. 2) ekziston edhe mundësia e punësimit pa kualifikim të caktuar profesional, por kjo është me afat të kufizuar e për punë që ndodhen jashtë „listës pozitive”, e për sa kohë që plotësohen kriteret e caktuara.

Po azilkërkuesit nga Shqipëria apo Kosova që aktualisht ende ndodhen në Gjermani a mund të marrin pjesë në këtë procedurë?
Për azilkërkueset e azilkërkuesit ekzistojnë kushte të ndryshme në varësi të statusi të qëndrimit. Prandaj nuk mund të flitet në përgjithësi për azilkërkuesit nga Shqipëria e Kosova, me vendstrehim aktual Gjermaninë. Në rast se statusi i tyre ligjor nuk i përgjigjet njohjes si refugjat apo një qëndrimi “duldung” – të toleruar për një kohë të caktuar -, duhet thënë se nuk ka akses në tregun gjerman të punës. Këtu kërkohet fillimisht kthimi në vend, me qëllim të aplikimit në ambasadë, për të riardhur në Gjermani, por me një vizë që lidhet me punësimin. Veҫanësi të tilla janë të rregulluar me ligjin për përshpejtimin e procedurës së azilit. Dihet se kërkesat për azil nga qytetare e qytetarë nga Shqipëria apo Kosova, që i përkasin vendeve të sigurta të origjinës, kanë shanse për t’u njohur vetëm në raste përjashtuese.

Ka institucione në vend, pra në Kosovë e Shqipëri që informojnë personat e interesuar?
Qendra për Ndërmjetësimin Profesional me Jashtë (ZAV) në bashkëpunim me GIZ, Shoqatën për Bashkëpunimin Ndërkombëtar ndodhet në dialog të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse për punësimin në Shqipëri e Kosovë, ato informojnë e këshillojnë për alternativat e migracionit legal në Gjermani, kushtet e caktuara dhe procedurën. Kështu për shembull, më 6 tetor është planifikuar një aktivitet informimi e rekrutimi që ZAV bashkë me GIZ kryejnë në Tiranë për qytetaret e qytetarët e interesuar të emigrojnë për punë. /DW/

Previous Post

Prokurorët e joshur nga paratë, ja cilët janë nën akuzë

Next Post

Zbulohet magazina me mbi 3 ton kanabis, pronarë policë e punonjës të amdinsitratës

admin

admin

Next Post
Zbulohet magazina me mbi 3 ton kanabis, pronarë policë e punonjës të amdinsitratës

Zbulohet magazina me mbi 3 ton kanabis, pronarë policë e punonjës të amdinsitratës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.