Fotoja e publikuar nga Blendi Fevziu e dhunuesit të pretenduar të investitorit libanez
Biznesmeni libanez Fadi Mitri i cili u masakrua disa ditë më parë dhe që u largua nga Shqipëria, mësohet se pas një investigimi privat, ka identifikuar dhunuesin e tij. Jo vetëm kaq, por materialet, bashkë edhe me foton ai ia ka vënë në dispozicion edhe policisë, por nga ana e policisë, agresori ende nuk është arrestuar.
Denoncimin e bëri Blendi Fevziu në emisionin “opinion” përballë kryeministrit Edi Rama.
Nga ana e tij, Fevziu publikoi edhe foton e agresorit.












