Nga studio e emisionit “opinion” kryeministri Edi Rama nuk ka si të mos mbrojë ligjin më të fundit që i hap rrugë importit të mbetjeve.
Por, ajo që ka çuditur, ka qenë “argumenti” i Ramës, sipas të cilit, “të importosh plehra është e njëjta gjë sikur importon grurë e kafe”.
Në “mbrojtje” të këtij “argumenti” kryeministri paralajmëroi se nuk do të lejojë një referendum për rrëzimin e mundshëm të ligjit për mbetjet.












