Kryeministri Edi Rama është sonte i ftuari i Blendi Fevziut në emisionin “Opinion” në TV Klan.
Në ndryshim nga emisioni i javës së kaluar, ku i ftuar ishte kreu i opozitës Lulzim Basha, por jo në ndryshim nga “privilegji i standardizuar” për Edi Ramën, emisionit i mungon paneli gazetarëve “kryqëzues”.
Si gjithmonë, në këto lloj emisionesh, ku i ftuari është Edi Rama, nuk mungojnë edhe ndryshimet e roleve, ku kryeministri pyet dhe drejtuesi i emisionit përgjigjet…
Emisioni ka filluar me plehrat, ku “muhabeti” vërtitet në shpjegimin e ndryshimit midis termave “plehra” dhe “mbetje”…











