Oficeri i Policisë Gjyqësore Fatos Lushi është arrestuar nga policia pas denoncimit ku shfaqej duke marrë 18 mijë Euro.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte lëshuar-urdhër arresti ndaj tij dhe ishte shpallur në kërkim mbrëmjen e sotme, ndërkohë që rreth orës 10:30, Lushi është prangosur dhe ndodhet tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Në denoncimin e emisionit investigativ “Stop”, Fatos Lushi mori 18 mijë Euro për t’ia dhënë prokurorit të Tiranës Ardian Braho, që ky i fundit të zhbllokonte llogarinë 120 mijë Euro të qytetarit që ishte sekuestruar, e dyshuar se buronte nga aktivitete kriminale.











