Shefi i opozitës Lulzim Basha kritikoi sot qeverinë e Partisë Demokratike që propozoi dhe miratoi ligjin për plehrat në vitin 2011. “Ka qenë një vendim i gabuar i asaj qeverie, nuk duhej ta kishte bërë”, tha Basha gjatë një konferencë shtypi në PD pak caste pas përfundimit të takimit të Kryeministrit me bizneset e plehrave dhe fill pasi u shpall një koncesion në Fier për përpunimin e plehrave.
Basha tha se Edi Rama kaloi në mënyrë të fshehtë ligjin ndërkohë që hodhi poshtë deklaratat e Kryeministrit se riciklimi është kusht i BE. BE e ka standard por nuk e ka kusht, tha Basha duke treguar se cilësia e doganave dhe korruptimi i shtetit, lidhja e qeverisë më bandat dhe kriminelët mund të sjellë ën Shqipëri plehra që do të shkatërrojnë vendin. “Doganat shqiptare lejuan të kalojnë makina e Shullazit plot me armë”, dhe ministri i Brendshëm dhe Kryeministri i shkelën syrin”, tha Basha.
Kryetari i PD-së, tha se Parlamenti duhet të vendosë për referendum për plehrat ndërkohë që tha se opozita do të mbështetsë protestat kundër importimit të plehrave në Shqipëri.











