• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha zbulon skemën, qeveria Rama mund të “rrezohet” në Parlament në pak javë

admin by admin
26 September, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Basha zbulon skemën, qeveria Rama mund të “rrezohet” në Parlament në pak javë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Edi Ramës mund të testohet në pak javë nëse gëzon mazhorancën në Parlament duke rivotuar sërish ligjin e plehrave pas kthimit të tij të pritshëm nga Presidenti i vendit. E thënë tërthorazi, kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se do ti kërkojë Presidentit të kthejë ligjin e plehrave në Parlament ndërsa deputetëve të tij të bëjën gjithcka që ky dekreti I Presidentit të kalojë në Parlament.

“Do të hedhim hapat tonë duke kërkuar:

• Presidentit të Republikës mos dekretimin e këtij projektligji dhe kthimin e tij në Kuvend.

• Do të bëjmë gjithçka që grupi ynë parlamentar ka në dorë për të penguar kalimin e këtij ligji për herë të dytë në Kuvend.

• Do të shikojmë të gjithë hapësirën kushtetuese dhe rolin që deputetët tanë mund të luajnë brenda kësaj hapësire kushtetuese, për t’i dhënë qytetarëve një mundësi për tu shprehur”, tha Kryetari Basha gjatë një konferencë shtypi me gazetarët.

Ligji për plehrat kaloi në parlament me një shumicë të thjeshtë, por më të voglën që ka pasur qeveria ndonjëherë. Vetëm 63 deputetë votuan për ligjin ndërsa disa deputetë socialistë votuan kundër dhe të tjerë nuk morën pjesë në votim. Aleatja rezervë e PS, PDIU u shpreh kundër ligjit ndërsa Ilir Meta me disa prej të vetëve la Parlamentin.

Rivotimi i ligjit përmes votimit të decretit të pritshëm të Presidentit mund të sjellë rrëzimine ligjit të plehrave dhe praktikisht kalimin në minorancë të qeverisë brenda Parlamentit.

Lulzim Basha foli sot për ligjin e plehrave ku nuk hezitoi të atakonte edhe qeverinë Berisha për ligjine vitit 2011 ndërkohë që Rama sapo kishte përfunduar një takim me biznesin e riciklimit, e vetmja audience që nuk do të provokonte Ramën gjatë bisedës ‘live” në televisione.

Më poshtë pyetjet dhe përgjigjet gjatë konferencës së Bashës:

Z. Basha, ju folët edhe për idenë e një referendumi , por çfarë do të bëjë Partia Demokratike pas ardhjes në pushtet me ligjin?

Basha: Qëndrimi ynë për këtë ligj është i qartë. Partia Demokratike është kundër këtij ligji, Partia Demokratike e ka lexuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. E lexoi edhe kur firmat u mblodhën edhe kur ligjit që ne kishim aprovuar në vitin 2013, u dekretua referendumi, do të respektohej vullneti i qyetarëve. Sot jemi në pozitat e një reflektimi të dyfishtë. Partia Demokratike dhe unë personalisht.

Dua të ndaj me ju dhe qytetarët shqiptarë një reflektim personal si kryetar i opozitës. Në kushtet dhe në dijeninë e plotë të rrethanave kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare gjykoj se ligji që ne propozuam për importin e plehrave ka qenë një vendim i gabuar. Jo vullneti. Mendoj se vullneti ka qenë një vullnet i drejtë për të disiplinuar dhe kontrolluar mbetjet e rrezikshme nga njëra anë, dhe për t’i dhënë frymëmarrje industrisë së riciklimit nga ana tjetër. Por edhe në ato kushte mendoj se levat e mafias ndërkombëtare do ta kishin bërë zbatimin e këtij ligji jashtëzakonisht problematik.

Sot kur kryeministri mburret se do ta kalojë vetëm nga porti i Durrësit, po a nuk është porti i Durrësit ku kaloi makina e Emiljano Shullazit e blinduar dhe me armë dhe askush nuk ngriti gishtin. A nuk është porti i Durrësit nga nisen tonelatat e drogës për në BE?! Në kushtet e sotme kur qeveria ia ka dorëzuar kontrollin e territorit mafias së drogës dhe kriminelëve me të cilët bashkëqeveris, me kushtet ku ndërtohen pista avionësh, aerodromë droge, është akoma më emergjente ndalimi i këtij ligji.

Ndaj qëndrimi që kemi sot, është edhe qëndrimi që Partia Demokratike do të mbajë nesër si mazhorancë, ndalim total të importit të plehrave.

Pyetje: Z. Basha, më dukeni si z. Rama në vitin 2013, pa i hequr asnjë presje. Dhe meqënëse jemi këtu, a mund të më thoni, përse në vitin 2011 nuk e keni kundërshtuar asnjëherë ligjin e mbetjeve. Në programin e Partisë Demokratike të zgjedhjeve të kaluara nuk ka qenë kjo çështje fare. Përse nuk ka qenë kjo çështje. Ju keni deklaruar në një emision televiziv, kur ju jeni pyetur për këtë çështje, se është e pamohueshme se gjatë qeverisjes sonë 8 vjeçare, pesha e grupeve të caktuara të interesit për çështje të caktuara, kanë ndikuar në vendimmarrje të cilat jo gjithmonë kanë qenë në përputhje me interesin publik. Ligji i mbetjeve, ka qenë një nga këto raste? Nëse jo, cilat janë këto raste?

Basha: Dua të jem fare i hapur Elona me ty, me kolegët e tu dhe me ata që na ndjekin. Nuk mund të deklaroj se ligji i mbetjeve ka patur një prapavijë korruptive në kohën kur është miratuar nga qeverisja jonë.

Atë që mund t’ju them është se unë personalisht kam reflektuar për vendimin e marrë dhe ju them se nëse do të isha para këtij vendimi, vendimi do të ishte negativ. Përse? Rrethanat e diktojnë këtë. Një vend që shpall prioritet turizmin nuk mund të ketë prioritet në të njëjtën kohë importimin e mbetjeve. Duhet zgjedhje. Duhet të zgjedhim akoma më shumë kur strukturat tona shtetërore, vetë shteti ligjor, policia, doganat, gjyqësori, qeveria janë lehtësisht të korruptueshme apo të paafta apo të dobëta për ti bërë ballë presioneve të jashtëzakonshme që vijnë nga grupe të fuqishme të interesit siç është mafia ndërkombëtare e plehrave.

Pra po, ka një evoluim të qëndrimit të Partisë Demokratike dhe ka një reflektim timin personal në këtë drejtim. Ne besuam në atë moment se po vepronim në favor të interesit publik. Ngritja e mbi 64 mijë qytetarëve në këmbë ishte pa dyshim një këmbanë, një zile zgjimi për ne. Fakti që ne pranuam referendum, dekretuam referendumin ishte po kështu një shenjë e qartë se vendosëm të dëgjojmë zërin e qytetarëve.

Sot, më shumë se kurrë Partia Demokratike dhe unë personalisht jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që zëri qytetar të vendosë për çështje të interesit publik, jo vetëm për çështjen e plehrave. Dhe kjo nuk është më çështje e zhvillimit të një sektori , apo e një trajtimi mjedisor, është çështje e një modeli të ri shoqëror dhe politik që duam t’i ofrojmë shqiptarëve.

Që ta kuptojnë se këtu nuk ka dy parti që luftojnë për t’i zënë vendin njëra- tjetrës, por se Partia Demokratike është e vendosur të kufizojë pushtetin shtetëror dhe të fuqizojë qytetarët.

Dhe një nga mënyrat për ta bërë këtë, është pa dyshim dëgjimi i zërit të tyre, i interesit publik, siç është çështja e riciklimit. Nuk mjafton të dëgjojmë vetëm ricikluesit dhe vetëm fjala bie, grupet e ambientalistëve. Veçanërisht kur gjendemi para fakteve siç jemi sot, 64 mijë firma të mbledhura për referendumin që do të ndodhte tashmë të tradhëtuara dhe të quajtur në grup “sharlatanë”. Partia Demokratike dhe unë personalisht zotohemi të bëjmë gjithçka për të dëgjuar zërin e qytetarëve. Ky është angazhimi im, ky është angazhimi ynë dhe ky është fillimi i ri që besoj presin dhe duan të shohin qytetarët tek Partia Demokratike, tek opozita.

Pyetje: Zoti Basha, a do ti mbështesni qytetarët në protesta? Ata kanë paralajmëruar një tubim më datën 1 Tetor…

Basha: Padyshim që po. Protesta është e tyre, do të ketë mbështetjen tonë të plotë. Nuk do të ketë asnjë përpjekje për të zëvendësuar zërin e tyre. Opozita ka instrumentin e protestës, ka instrumentin e mbështetjes së protestës, ka instrumentin e ofrimit të rrugëve alternative në betejat e saj, sic do ta ofrojmë dhe në kuadrin institucional, sic e përmenda më herët.

Por protesta do të ketë mbështetje të fuqishme. Pse? Është bërë e qartë tashmë që ky është një shtet, kjo është një qeveri që i shërben vetëm interesave të klientelës së ngushtë dhe, për këtë është e gatshmë të dëmtojë interesat e gjithë shqiptarëve, siç është rasti i plehrave, siç është rasti i drogës, siç është rasti i maturantëve. Çdo vendimi kësaj qeverisje bëhet për ti marrë shumicës së qytetarëvem taksa të drejta, akses dhe për të favorizuar një grusht klientësh të kësaj qeverie. Prandaj aleanca me qytetarët dhe në vecanti, protesta qytetare janë një ndër veglat, instrumentet e domosdoshme të përballjes me këtë rregjim.

Nuk bëhet fjalë më, për një demokraci as përfaqësuese, pjesëmarrëse jo që jo, por bëhet fjalë për një rregjim që merr vendime kundër shumicës, kundër zotimeve që ajo ka marrë në pabesi sic është rasti i mbetjeve, në shkelje të ligjit siç është rasti i maturantëve, në dërrmim të ligjit siç është rasti i drogës dhe çdo protestë e e qytetarëve ka patur , ka dhe do të ketë mbështetjen tonë.

Pyetje: Ju thatë që kryeministri Rama e ka marrë këtë vendim për shkak të interesave mafioze, por nuk thoni cilët janë mafiozët në këtë mes dhe përse duhet të besojmë fjalën tuaj dhe të mos besojmë që edhe ju keni marrë të njëjtin vendim për shkak të interesave mafioze në 2011?

Basha: Së pari, për këtë të dytën që the ne, vendosëm të dëgjojmë zërin e qytetarëve, aprovuam referendumin. U aprovua referendumi dhe ne vendosëm ti bindemi zërit të qytetarëve. Kishte një kontekst tjetër, ku synimi i qeverisë ishte për të disiplinuar procesin e ardhjes së importit të mbetjeve. Këtu ka një kontekst tjetër. Këta njerëz që i quan sharlatanë firmosën për mosardhjen e mbetjeve, këta njerëz që i quan sharlatanë firmosën të drejtën për referendum, Edi Rama erdhi dhe u tha; nuk ka nevojë për referendum, unë do ta anulloj. Pas tri vitesh po lëpin atë që pështyu, po pret në besë qytetarët. Pyetja që unë shtroj, që është pyetje dhe pastaj induksion logjik është, pse e bën këtë. Dhe është një pyetje edhe për ju. Pa dyshim që ne si opozitë kemi ngritur dhe vazhdojmë të ngrejmë denoncimet tona mbi bazë indiciesh dhe faktesh. Fakti i fundit sapo erdha këtu në këtë sallë dhe me siguri do të keni mundësi ta hulumtoni ne konferencën tuaj për shtyp, është ky tenderi i Fierit, tani që bëhet akoma pa hyrë në fuqi ligji. Kemi fakte të tjera të cilat kanë dalë në sipërfaqe e që meritojnë hulumtim si afera e plehrave në Marok.

PD po i shqyrton të gjitha në bazë të fakteve, të dhënave që po publikohen, e do të publikohen dhe do ta ndjekim me prioritet të madh këtë se bëhet fjalë për helmimin e njerëzve. Bëhet fjalë për helmimin e tokës , ambjentit ushqimit dhe të ardhmes së shqiptarëve.

Ju ftoj po kështu, juve si media, ndonëse në situatë jashtëzakonisht të vështirë të cilën e di shumë mirë, të vazhdoni të bëni punën tuaj, për të sjellë në vëmendje të qytetarëve të gjitha ato indicie, prova dhe fakte që vërtetojnë të vetmen arsye se pse, Edi Rama në tri vite, ndryshoi 180 gradë. Heronjtë i quan sharlatanë dhe sharlatanët i bëri heronj.

Pyetje: Z Basha, në lidhje me çështjen e Fierit, unë i pashë dokumentat dhe bëhet fjalë për një koncension për mbetjet urbane të qytetit të fierit dhe jo të importuara, edhe për të prodhuar energji. A jeni ju dakord për të stimuluar industrinë e mbetjeve që në burim në Shqipëri?

Basha: Kjo nuk është pyetja që shtrohet sot. Pyetja është; a është ky impjant një pararendës i impianteve të tjera të cilët nuk do të bëjnë vetëm djegien e mbetjeve urbane të cilat janë katasfrofë.

Shko shiko Gjanicën ta shikosh se ku është situate me mbetjet urbane në Fier. Shko shiko deltën e Semanit dhe shikon se ku është situata me mbetjet në Fier. Do jem vetë sot në Fier. E kam parë sa herë kam qënë aty, qytetarët e kanë një problem të jashtëzakonshëm. Shikoni mbetjen e naftës që derdhen në lumenjtë e Fierit.

Problemi është: ky impiant a do të djegë edhe mbetje të cilat do të importohen në Shqipëri?! Me pretekstin e ligjit që sapo u miratua, por në shkelje të ligjit që sapo u miratua duke mbyllur syrin dhe duke mbyllur veshin, siç e mbyll syrin dhe veshin kryeministri Rama kur futet makina e Emiljano Shullazit me armë dhe e blinduar në Durrës. Siç e mbyll sot syrin Saimir Tahiri dhe Edi Rama kur kalojnë tonelatata e drogës nga Durrësi. Keni ju siguri që kjo nuk do të ndodhë?! A mund të besojnë qytetarët se kjo nuk do të ndodhë?! Ky është shqetësimi. Kjo është çështja. Ky është problemi. Dhe për këtë, qendrimi ynë është fare i qartë: ndalim i plotë i importit të mbetjeve.

Previous Post

Shkencëtari i famshëm: “Zoti ekziston dhe drejton gjithçka, ja provat”

Next Post

Gjykata urdhëron lirimin e Vladimir Gjutës

admin

admin

Next Post
Gjykata urdhëron lirimin e Vladimir Gjutës

Gjykata urdhëron lirimin e Vladimir Gjutës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.