Pas miratimit të ligjit për importin e mbetjeve në Shqipëri, shumë të rinj pjesë të shoqërisë civile kanë ndërmarrë veprime të cilat u kanë kushtuar edhe arrestimin e tyre.
Të ndaluar janë Klodjan Leka dhe Bislim Lakba, pasi janë kapur duke shkruajtur në kazanë plehrash në rrugën ‘Muhamed Gjollesha’ në Tiranë. Fill pas miratimit në parim të projektligjit për mbetjet urbane dje në Kuvend, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë u shprehën se indinjatën e tyre ndaj deputetëve do ta shprehin duke shënuar emrat e tyre nëpër kosha plehrash.
Ndërkohë, emra të tjerë deputetësh janë shkruan nëpër zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa fotot janë publikuar nga Nisma#Thurje. Pas shumë debatesh dhe diskutimesh në seancën plenare, ligji kaloi në parim me 63 vota pro, ndërsa përçahu mazhorancën.














