Pas shumë orësh debate, Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës, projektligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.Ky projektligji u votua me63 vota pro 27 kundër 4 abstenim.
Mësohet se deputetët që vutuan kundër janë Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Dashamir Peza dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ndërsa deputetët e PDIU nuk morën pjesë në votim.
Një grup deputetësh i Grupit Parlamentar të PSsë, ndonëse ishin në sallë, nuk morën pjesë në votim. Ndërkohë që deputetet Luljeta Arapi e Klodiana Spahiu vendosën të votojnë kundër vendimit të Grupit të PSsë, duke abstenuar për ligjin e menaxhimit të mbetjeve të integruara. Abstenim për këtë ligj votoi edhe deputeti e kandidati për kreun e LSIsë, Përparim Spahiu.
Sa u takon aleatëve të maxhorancës, Kryeministrit Rama i mungoi aleati i tij në qeverisje, Ilir Meta. Në votimin për ligjin e mbetjeve të integruara mungoi edhe i gjithë Grupi Parlamentar i PDIUsë së Shpëtim Idrizit.
Lista e marre nga Panorama













