Goditet një tjetër rast i “mitdhënies”. 41-vjeçari, Festim Mina, banues në fshatin Metoq të Sarandës është arrestuar nga policia e Fierit pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për tejkalimin e shpejtësisë.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke udhëtuar me mjetin tip “Renault”, me targë AA 754 KN, i ka ofruar 2000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për shpejtësi tej normave të lejuara”, thuhet ne joftimin e policise.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .











