Një 32-vjeçar është gjetur i varur në një pemë mëngjesin e sotëm. Policia e kryeqytetit bën me dije se rreth orës 06:46, në rrugën “Besim Alla”, në oborrin e banesës është gjetur i varur në një pemë, shtetasi Gerard Avxhia.
Nga hetimet paraprake të bluve, dyshohet që ky shtetas të jetë vetëvarur. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e motivit të këtij veprimi.











