Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen e Gramshit. Sipas të cilave vrasja e 30 vjecarit ka ardhur për shkak të një femre. Sipas informacioneve grindja ka nisur në lokalin e fshatit, ku 30-vjeçari Ardjan Mesiti ka nisur të debatojë me 25-vjeçarin Arlind Llalla për shkak të një vajze.
Por burime të tjera japin një tjetër version të ngjarjes, ato bëjnë me dije se sherri ka nisur për hesape droge, pra për parcelat e kanabisit, dhe ka përfunduar me vdekjen e 30 vjecarit.
Pas marrjes së dëshmisë së parë nga autori, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Pjesë e hetimeve do të jenë edhe dëshmitarët të cilët janë ndodhur në lokal në momentin e ngjarjes dhe vajza për të cilën ka ndodhur debate.
Viktima














