Analisti Artur Zheji është shfaqur tejet i revoltuar me deputetin e PS Eduard Shalsi për projektligjin e importit të plehrave në Shqipëri.
Gjatë debatit në emisionin “Opinion”, Zheji iu drejtua Shalsit duke i thënë se është avokat i mafies së plehrave, duke risjellë në kujtesë se 3 vite më parë Rama e quajti këtë draft të ish-qeverisë mafie të plehrave.
“Kjo është një tallje që vazhdoni bëjeni. Deri sa ju votojnë është çështja juaj. Ke një shtet pak më të keq se 2013”,iu drejtua Zheji deputetit të PS.
Analisti shtroi pyetjen se si doganat do të kontrollojnë hyrjen në Shqipëri të këtyre mbetjeve, duke hedhur dyshime të forta se me këto plehra mund të hyjnë edhe elemente të rrezikshme radioaktive. Deputeti i PS Eduard Shalsi është iniciatori i projektligjit për importin e mbetjeve në Shqipëri.











