Një autobusi linjës Athinë- Tiranë me 40 pasagjerë është aksidentuar mëngjesin e sotëm aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00, në vendin e quajtur si Uji i Ftohtë, një segment tejet problematik, ku drejtuesi i autobusitme targa TR 5631,Ilia Silos rreth 50 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit.
Autobusi ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 31 persona të cilët janë transportuar spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht në spital po trajtohen 15 të plagosur, ndërsa pjesa tjetër pasi kanë marrë mjekimin janë larguar.












