Pasagjerët e autobusit që kthehej nga Greqia kanë qenë në gjumë në momentin që ndodhi aksidenti dhe kanë kuptuar cfarë ndodhi vetëm në momentin që ndodhi aksidenti.
Ata kanë treguar se ishin në gjumë dhe në momentin që autobusi është batuar dhe është përmbysur, ata janë tmerruar dhe kanë nisur të thyejnë xhamat për të dalë jashtë. Për fat, asnjë prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 31 persona të cilët janë transportuar spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht në spital po trajtohen 15 të plagosur, ndërsa pjesa tjetër pasi kanë marrë mjekimin janë larguar.
Mjeku kirurg në spitalin e Gjirokastrës, Roland Karalli:“U paraqitën në fillim në spital 31 persona. Aktualisht po marrin ndihmën në spital 15 persona. Të plagosurit e tjerë morën mjekimin dhe u larguan. Të plagosurit në spital janë jashtë rrezikut për jetën. Nuk kemi pasur nevojë të kërkojmë ndihmë nga spitalet e tjera. Mësohet se autobusi i përfshirë në aksident po kthehej nga Greqia. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit”, tha Mjeku Karalli.













