Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Luvigj Bludaj, i dyshuar për vrasjen e Gjok Arrës në fshatin Gjuraj të Dukagjinit.
Bludaj u vetëdorëzua në polici një ditë pas ngjarjes. Ndërkohë për vrasjen e Gjok Arrës u akuzua edhe vëllai tjetër i Bludaj, por që vazhdon të jete në kërkim. Luvigj Bludaj ka marrë përsipër ngjarjen. Krimi ka ndodhur pas sherrit për pronën, por hetimet përfshijnë edhe një konflikt për parcelat me kanabis.












