Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Kavajë-Rogozhinë, ku një person ka gjetur vdekjen. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, viktima është një këmbësor, të cilit ende nuk i dihet identiteti. Policia ka ndaluar shoferin që ka shkaktuar aksidentin dhe ka nisur hetimet në lidhje me faktin se kush i ka fajet.











