• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DENONCIMI “FIKS FARE”/ Inspektorët e AKU me një “kafe” 200 mijë lekëshe, të japin firmën për të shitur peshk…

admin by admin
19 September, 2016
in Kronika
0
DENONCIMI “FIKS FARE”/ Inspektorët e AKU me një “kafe” 200 mijë lekëshe, të japin firmën për të shitur peshk…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Siguria ushqimore ishte sërish në qendër të vëmendjes të emisionit “Fiks Fare” mbrëmjen e së hënës. Gazetarët dhe bashkëpunëtorët e “Fiksit” kanë dokumentuar me zë dhe figurë një tjetër rast korrupsioni, ku inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) kërkojnë 20 mijë lekë (të reja) për të zhbllokuar një aktivitet.

Një tregtar peshku në qytetin e Kamzës u ka dhënë 20 mijë lekë (të reja) ryshfet inspektorëve, me qëllim që ta lejonin të ushtronte aktivitetin. Gazetarët e “Fiks Fare” mësuan se AKU-ja kishte bllokuar një dyqan peshku në zonën pranë Institutit Bujqësor në Kamzë. Më pas, tregtari kishte tentuar disa herë të zhbllokonte aktivitetin, por nuk ia kishte arritur.
Përballë kësaj “barrikade”, ai iu drejtua emisionit investigativ “Fiks Fare”. Sipas tij, inspektorët e AKU-së shkonin vazhdimisht pranë dyqanit të tij dhe e mbyllnin me pretekstin e mosplotësimit të kushteve. E gjithë kjo, sipas tij, ndodhte se ata donin ryshfet, për ta lënë të qetë të punonte.
Në pamundësi për të paguar ryshfetin ndaj këtyre inspektorëve, kërkoi ndihmën e “Fiks Fare”. Pas bllokimit të aktivitetit, inspektorët i kishin lënë disa detyra për dyqanin. Tregtari plotësoi disa kushte dhe kërkonte një marrëveshje me AKU-në që të vazhdonte të shiste peshk.
Tregtari shkon fillimisht në zyrat e AKU-së në Tiranë për të takuar drejtorin. Ditën e parë, nuk arrin ta takojë. Ditën e dytë, në pritje për të takuar drejtorin, i afrohen dy inspektorë dhe bën një bisedë me ta për zhbllokimin e aktivitetit. Në këtë zyrë, ai takon tre inspektorë. Atyre u thotë se ka hequr raftin që i kishin thënë dhe çdo gjë e ka sipas ligjeve dhe rregullave.
Ndërkohë, një inspektor tjetër i thotë se do t’i shkojnë në biznes. Tregtari i përgjigjet se do ta sistemojë dyqanin, ta ketë “gati” kur ata të shkojnë për ta kontrolluar. Një nga inspektorët e mëson si ta sistemojë. “Sistemoje kështu, pastaj prapë, ndonjë lekë po të them”, i thotë ai tregtarit.
Ky i fundit e pyet se sa është pagesa.
Inspektori i përgjigjet se “shih e bëj sa të kesh terezi. Sa ta kesh terezinë, që edhe na ta zhbllokojmë”. Tregtari u thotë inspektorëve se “të ishte për kafe, e kisha dhënë që në fillim. Se kuptova”.
Më pas, inspektori ironizon me përgjigjen e tregtarit, duke i thënë se “ku jeton, në Gjermani? Hajt se do folim”.
Më pas, inspektori i thotë gjatë bisedës se tolerime bëjnë, por kanë frikë se shumë vetë kanë shkuar në prokurori. I thotë se dyqanet e tjera të peshkut janë grirë me gjoba, që shkojnë deri në 3 milionë lekë. Madje, një nga inspektorët i thotë tregtarit se Gjykata Administrative jo gjithmonë i fal gjobat.
“Vëni ndonjë kafe, unë nuk dua fare. Veja ndonjë kafe e dërgojmë inspektorët. Sa ta merr mëndja. S’të jap shifër fare, sa të jep dora ty. Kaq”, i thotë inspektori. Më pas, inspektori dhe tregtari, lënë një takim për të dhënë lekët.
“Fiks Fare” dokumentoi me pamje edhe takimin mes inspektorit dhe tregtarit në një kafene. Pas këtij takimi, ata takohen te parkimi i makinave. Në këtë vend, duket mjaft qartë që tregtari i jep 20 mijë lekë të reja një prej inspektorëve. /TopChannel/

akuf2

Previous Post

BE e shqetësuar: Po monitorojmë situatën e trafikut të drogës nga Shqipëria

Next Post

Arsimi profesional, dhjetëfishohet kërkesa për të ndjekur TIK

admin

admin

Next Post
Arsimi profesional, dhjetëfishohet kërkesa për të ndjekur TIK

Arsimi profesional, dhjetëfishohet kërkesa për të ndjekur TIK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.