Një mjet ka shpërthyer në lëvizje e sipër në fshatin Nikël të Krujës mëngjesin e sotëm bën të ditur policia e Durrësit. Nga shpërthimi drejtuesi i mjetit shtetasi G.B. 35 vjeç, banues në Larushkë, ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit tip Touareg me targa AA 020 BH. Shtetasi i mësipërm është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.

NJOFTIMI I POLICISE
Informacion paraprak.
Më datë 19.09.2016, në Nikel, Krujë, në pjesën e përparme të automjetit tip Touareg me targa AA 020 BH është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde eksplozive.
Në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë në lëvizje.
Drejtuesi I mjetit është shtetasi G.B. 35 vjeç, banues në Larushkë, i cili ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi i mësipërm është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.
Efektivat e Policisë ndodhen në vendngjarje, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.












