Punimet për ndërtimin e unazës së vogël të Tiranës shkatërruan sot edhe një ndërtesë tipike tiranase në zonën e ruajtur si trashëgimi kulturore.
Ndërtesa në foton e parë është nga të fundit që kishte mbetur nga kompleksi i dikurshëm më shumë se 100 vjecar në qendër të Tiranës e cila është gjymtuar për 50 vite.

Shkatërrimi i parë ndodhi në vitet 50 kur edhe nisi ndërtimi i Pallatit të Kulturës dhe vijoi më pas me projektin e 9-katësheve në vitet ’80 , projekt i cili shkatërroi plotësisht rrugën e Barigadave, ndër më të bukurat e qyteteve shqiptare. Një dorë u dhe ma gropën e Sejdisë për të marrë formë nga urdhrat e kryebashkiakut Erjon Veliaj në zbatimin të projektit francez për qendrën që u hartua në kohën kur Edi Rama ishte kryetar bashkie në mandatin e fundit.













