Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Isen Murtishi, 34 vjeç, banues në Strugë-Maqedoni.
Shtetasi i mësipërm, u konstatua nga ana e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, në dalje të Republikës së Shqipërisë, te vendi i quajtur “Pusi” në afërsi të kufirit Maqedonas.
Gjatë kontrollit të ushtruar, nga ana e Policisë, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale, në një qese plasmasi 92,5 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale:“Trafikimi i Narkotikëve, ngelur në tentativë”, parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.











