Thirrje pensionistëve italianë!
Të nderuar, duke ju uruar shëndet të plotë për ditët që Ju kanë mbetur në jetë, Ju ftoj të merrni nga një avion-sport dhe ta kaloni këtë muaj duke shëtitur mbi vendin tim të gjelbëruar.
Turizëm jeshil quhet!
Vini esëll dhe ikni tapë! Harroni pak nga hallet e perëndimit dhe hajdeni në vendin tim të gjelbërimit. Fushat e pistat natyrore, apo ato të hapura posaçërisht për Ju do tu mundësojnë uljen Tuaj në këtë vend.
Mos nguroni!
Ditët që Ju kanë mbetur kalojini me ne.
Shënim: Nuk këshillohen vetëm të sëmurët me prostat dhe ato që vuajnë nga skleroza.











