Tension në Kuvend. Kryeministri Edi Rama doli në foltore për të replikuar me ish kryeministrin Sali Berisha.
“Ti Sali je një War dog (qen lufte) i vërtetë, Një figurë politike është bërë frymëzim për Hollivudin”- tha Rama duke iu referuar filmit që i dedikohet tragjedisë . Kjo deklaratë nxiti reagimin e deputetit demokrat Flamur Noka i cili i afrohet foltores.
Kjo detyroi punonjësit e gardës të rrethojnë foltoren. Për gati 10 minuta situata ka vazhduar kështu duke detyruar Metën të ndërpresë seancën.












