Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë nga debate të ashpra ditën e sotme.
Pas rrëzimit të një avioni në Ishëm të Durrësit, deputetët e opozitës kanë shkuar në drejtim të foltores ndërkohë që fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama.
Deputetët e opozitës nuk kanë lejuar që kryeministri Edi Rama të flase, edhe pse ka kërkuar që deputetët të ulen ne vendin e tyre.
Madje në një moment, Rama i është drejtuar ish kryeministrit Sali Berisha që t’iu thotë deputetëve të opozitës që të lëshojnë foltoren e parlamentit.
‘O Sali thuaju që të ulen,”, i është drejtuar Rama ish kryeministrit Berisha.
Ndërkohë që Rama ka shkembyer batuta edhe me deputetin demokrat Flamur Noka, duke i thënë se ai nuk po fliste me të por me opozitën, duke nënkuptuar kështu Berishën.











