Një avion është ulur paraditen e sotme në zonën e Durrësit. Denoncimin e ka bërë ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka i cili u shpreh se avioni i rënë në Durrës, ishte i mbushur me drogë.
Deri më tani është konfirmuar se piloti i avionit është një 70 vjecar, shtetas Italian. Ai është shoqëruar në polici, ku po merret në pyetje në lidhje me arsyet e vizitës në Shqipëri. Nuk dihet nëse në avion është gjetur realisht drogë, por mësohet se piloti ka deklaruar se kishte pasur një defekt dhe është detyruar të ulet.











