Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet tek zona e Unazës së Re. Një automjet tip “Citroen” është përplasur me dy makina të tjera. I plagosur ka mbetur një punonjës pastrimi.
Automjeti tip “Citroen” i drejtuar nga Eugen K. është larguar nga vendngjarja.I plagosur ka mbetur 28-vjeçari Elton S. Ai është transportuar në spital.











