Më shumë se 350 nxënës të shkollës në fshatin Kallm i Vogël në Fier bojkotuan ditën e parë të shkollës. Shkak është bërë mungesa e infrastrukturës në zonë, informon ora news.
Nxënësit e kanë shkollën shumë larg dhe kësaj i shtohet edhe rruga shumë e keqe plot gropa. Ata bojkotuan ditën e parë të shkollës në shenjë proteste për mungesën e infrastrukturës.














