• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ASTRIT PATOZI/ Le t’i lemë të gëzohen Ramat…!

admin by admin
13 September, 2016
in Politika
0
ASTRIT PATOZI/ Le t’i lemë të gëzohen Ramat…!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
astrit patozi, vogel_copy_1

Astrit Patozi

Rezultati i zgjedhjeve te parakohshme në Dibër nuk e bën kurrësesi më të dobët opozitën dhe aq më pak më të fortë qeverinë. Sepse, me gjithë praninë e pazakontë të politikës atje, ajo nuk mund të ishte Meka e demokratëve apo socialistëve.
Unë e kuptoj nevojën që ka një mazhorancë e sterkonsumuar moralisht dhe politikisht për t’i dhënë vetes zemër në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, ndaj edhe nuk çuditem, as me sasinë dhe, as me cilësinë e gjelave, që po krekosen në majë të plehut të Tiranës për fitoren “historike” të Ramave në Peshkopi. E di, gjithashtu, se nesër këto zëra do të shtohen dhe se këtë muzikë do të përpiqen ta mbajnë sa më gjatë në qarkullim, me shpresën se do ta shpërqëndrojnë për ca kohë vëmendjen nga plagët, që i hapen çdo ditë vendit nga thikat e qeverisë. Por e gjitha kjo ngjan me të sëmurin e pashpresë, që thjesht e mbajnë me serum në sallën e reanimacionit. Sepse fitorja e Dibrës ndoshta mund t’ia bëjë më të sigurt karrigen e ministrit Damian Gjiknurit, më të ndritur perspektivën si udhëheqëse politike Blerina Gjylametit, dhe natyrisht më elokuente dhe më të shkëlqyer oratorinë e Sadri Abazit. Por deri këtu. Mos prisni ndryshim tjetër, as në Peshkopi, dhe as në Kala të Dodës, sepse në Tiranë e gjetkë as që bëhet fjalë.
Rezultati Dibrës, edhe pse i thellë, është shumë pak për të mbuluar rrënimin e pandalshëm të një qeverie të brejtur nga korrupsioni dhe skandalet e njëpasnjëshme, në aleancë të hapur dhe të fshehur 3 vjecare me krimin e organizuar. Buzëqeshja e pafajshme e stampuar në fytyrën e Ramës së vogël, që ditën e shpalljes si kandidat e deri në mesditën e 12 shtatorit, do të harrohet shumë shpejt, në Dibër para së gjithash. Dhe natyrisht që të gjithë do bëhen shumë shpejt esëll dhe do të përleshen nga e para me varfërinë, korrupsionin, padrejtësinë dhe diktatin dhe pushtetin e të fortit, i cili jo domosdoshmërisht është zyrtar i lartë me kravatë. Për shkak të kësaj qeverie, trendi i kohës është droga, e mbjellë në përmasa kolosale kudo në Shqipëri, dhe bosët e saj po marrin për ditë e më shumë rol dhe pushtet të frikshëm në këtë vend. Por natyrisht edhe pse me peshë të vogël specifike, në rrafshin kombëtar, zgjedhjet e Dibrës duhen lexuar me vëmendjen e duhur. Sepse, sipas meje, CD proces zgjedhor, sado i parëndësishëm qoftë, ka më shumë vlerë edhe se sondazhi më profesional. Nëntë muaj para qershorit të ardhshëm jemi ende në kohë për të ndrequr dhe kolauduar shënjestrën tonë në përballjen finale me kundërshtarin politik.
Ajo që duhet të na shqetësojë mbi të gjitha, jo vetëm si politikanë, por edhe si qytetarë, është fakti se Dibra rinxori në pazar të gjitha sëmundjet më të këqija të zgjedhjeve tona, të cilat në këtë vend po ndjekin fatin e zogjve të korbit. Shitblerja, presioni i qeverisë, përfshirja e policisë, por ç’është me e keqja, aleanca gati publike me krimin e organizuar, kanë arritur në një stad të papërfytyrueshëm. Dhe Dibra ishte ilustrim perfekt i kësaj problematike. Unë nuk e them dot se sa ishte çmimi mesatar për blerjen e një vote në Dobrovë apo në Selishtë, por jam shumë i sigurt se ai tashmë është një fenomen masiv, që shoqëron në përmasa tronditëse të gjitha zgjedhjet tona. Dhe pyetja është se çfarë do të bëjmë ne që ta ndalim sadopak vrullin e këtij orteku të pamëshirshëm, që po na kthen në një republikë qesharake, ku nuk ka më asnjë vlerë se çfarë thua, çfarë bën dhe si qeveris, por vetëm se si e blen dhe si e vjedh votën.
Është detyrim i Partisë Demokratike, që në kaq pak kohë sa ka mbetur të bëjë gjithçka mundet në funksion të një procesi zgjedhor normal, që nis me ndryshimet e domosdoshme në Kodin Elektoral, dhe mbaron në krijimin e një klime të pranueshme garancish se vullneti i sovranit nuk do të injorohet dhe se vota e shqiptarëve nuk do të deformohet.
Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë një herë e përgjithmonë se asnjëherë opozita nuk e mund qeverinë me ushtri të rregullt, edhe sikur e gjithë të përqendrohet në një qytet apo fshat. Sepse në të gjitha rastet, ai që ka pushtetin, është disa hapa para opozitës, si në mjete, ashtu edhe në mundësi dhe infrastrukturë.
Por opozita e shkul qeverinë me gjithë çka, kur krijon frymë refuzimi dhe shprese dhe është pikërisht ky misioni i vetëm i Partisë Demokratike sot.
Për ata që kanë kujtesë të shkurtër, më duhet të sjell ndërmend se ne i kemi fituar të gjitha zgjedhjet e pjesshme që nga 2005 e deri sa qëndruam në pushtet, por kjo nuk na pengoi aspak që të humbnim thellë në 2013-tën. Madje edhe në bastione të së majtës, si në Mokër për shembull, ju kujtohet besoj. Ndaj edhe ta lemë të dy Ramat e PS-së dhe të gjitha aleatët e tyre politikanë dhe trafikantë që t’i gëzohen fitores së vogël në Dibër dhe të përgatitemi fort dhe që tani për fitoren e madhe të 2017-ës.

Previous Post

DETAJE/ Përdhunimi 12-vjeçares, nëna kishte punuar prostitutë, po “mësonte” dhe të bijën

Next Post

Mafia shqiptare e drogës jetë luksoze në Amsterdam, kapen 200 kg kokainë dhe 3 milionë euro

admin

admin

Next Post
Mafia shqiptare e drogës jetë luksoze në Amsterdam, kapen 200 kg kokainë dhe 3 milionë euro

Mafia shqiptare e drogës jetë luksoze në Amsterdam, kapen 200 kg kokainë dhe 3 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.