Krerët më të lartë të Partisë Demokratike dhe anëtarët e saj sëbashku me familjarët dhe miqtë kanë përkujtuar sot 18-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.
Në homazhet që u zhvilluan tek memoriali pranë ish-selisë së PD, ishin të pranishëm kryetari i PD Lulzim Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha, djali e bashkëshortja e Hajdarit si dhe të tjerë personalitete e qytetarë të thjeshtë. Të gjithë vendosën kurora me lule për të kujtuar Azem Hajdarin, që u vra 18 vite më parë sapo doli nga selia e Partisë Demokratike.












