Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se procesi i numërimit të votave ka filluar në orën 23.40 minuta të mbrëmjes së kaluar, pas dorëzimit të të gjithë bazës materiale zgjedhore nga 118 QV dhe trajnimit të numëruesve nga Administrata e KQZ-së. Me vendim të KZAZ-së nr. 19, procesi i numërimit u ndërpre në orën 04.40 minuta për të rifilluar sot në orën 10.00.
Ditën e sotme ka patur disa ndryshime në anëtarësinë e grupeve të numërimit, ndaj KQZ ka bërë trajnimin e tyre dhe numërimi ka rifilluar në orën 10.45 minuta.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se deri tani janë numëruar 44 Qendra Votimi nga 118.
Rezultatin paraprak të numërimit të votave mund ta ndjekin të gjithë qytetarët edhe në faqen zyrtare të internetit Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, cec.org.al, i cili në kohë reale pasqyron të gjithë të dhënat që vijnë nga KZAZ menjëherë pas përfundimit të numërimit të çdo kutie votimi.
Ndërkaq kandidati socialist Muharem Rama po ruan epersinë ndaj kandidatit të opozitës, Sherefedin Shehu. Edhe në Peshkopi ku po numerohen kutite e fundit te qytetit, Rama është përpara kandidatit demokrat.












