Kufoma e një mashkulli të paidentifikuar u gjet dje në Tiranë. Një kalimtar i rastit në zonën e Selitës njoftoi se kishte dalluar në rrugë pjesë të trupit të njeriut.
Pas mbërritjes së policisë u konfirmua se bëhej fjalë për një mashkull, që nuk dihet kur kishte ndërruar jetë. Hetuesit në vendin e ngjarjes dalluan setrupitt i mungonin disa gjymtyrë.
Ajo që e bën më të tmerrshme ngjarjen është se kufoma kishte shumë kohë e hedhur në rrugë dhe mund të jetë copëtuar nga qentë e rrugës. Sipas policisë, koka e viktimës është gjetur e ndarë nga trupi.
“Më datë 11.09.2016, rreth orës 11:00, në Kodër Selitë, është gjetur një trup të cilit i mungonin disa gjymtyrë, i skeletizuar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se trupi është i seksit mashkull dhe të ketë rreth një vit që ka vdekur.
Nga veprimet proçeduriale nuk konstatohen dëmtime në pjesën e kafkës.
Trupi i gjendur u dërgua për ekzemanim në mjekësinë ligjore”, thuhet ne njoftimin e policise.












