• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FITIM ZEKTHI/Në Dibër nuk kishte zgjedhje

admin by admin
12 September, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
FITIM ZEKTHI/Në Dibër nuk kishte zgjedhje
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për të kuptuar tensionin e madh, akuzat për blerje votash, rrahjet, thasët me miell etj., të ditës së zgjedhjeve në Dibër, mjafton të shohësh mitingun e fundit elektoral të Partisë Socialiste.

Nga kutitë e votimit në Dibër mund të dalë vërtet ajo që kanë dashur votuesit, vullneti i tyre mund të bëhet kryetar bashkie dhe gjithë kjo luftë ekstreme mund të mos e ketë përmbysur vullnetin e tyre, por në Dibër nuk pati zgjedhje.

Me anë të zgjedhjeve njerëzit vendosin lirisht për drejtuesit e tyre dhe ata (njerëzit) janë forma më e lartë e autoritetit politik. Pa hyrë më në hollësi të asaj se çfarë janë zgjedhjet e lira po kthehemi te mitingu i të premtes, dy ditë para zgjedhjeve.

Për mbi dy orë, deputetë, zyrtarë lokalë, anëtarë qeverie, funksionarë partiakë folën njëri pas tjetrit duke përdorur një gjuhë krejtësisht jo politike.

Deputetet Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, ish-drejtoresha e doganave Elisa Sipopali thanë se dibranët do të votonin kandidatin socialist sepse ai ishte banor i Dibrës ndërsa kandidati demokrat jetonte në Tiranë.

Ato thanë gjithashtu se ai është mjek dhe i njeh plagët e Dibrës ndërsa Shehu bën politikë. Deputeti Sadri Abazi nuk u kuptua me saktësi se çfarë tha.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, vijoi në linjën e tre zonjave dhe u përpoq të shpjegojë në detaje dallimin mes të banuarit në Dibër dhe të banuarit në Tiranë. Ai tha se kandidati demokrat do të vijë të hënën në Dibër pas 3,5 orë rrugë i lodhur. Do t’i duhet një ditë të marrë veten dhe më pas ditën e tretë do të mendojë për kthimin në Tiranë. Kjo tha Ruçi është diferenca: kandidati ynë jeton në Dibër, është djalë i mirë, i njeh plagët e zonës, njerëzit do t’i thonë mirëmëngjes çdo ditë. Ruçi shtoi edhe një faktor. Ai tha se kandidati demokrat po hyn në moshën e pensionit ndërsa kandidati socialist ishte i ri. (Argumente krejtësisht jo apolitike).

Pas një intermexoje nga përfaqësuesi lokal i PDIU-së, i cili i shtoi ligjërimit të zonjave dhe Ruçit faktin që kandidati i PS-së është “djali më i bukur” i Dibrës, fjalën e mori kryeministri Rama.

Deri në këtë pikë asnjë përfaqësues i qeverisë nuk kishte thënë asnjë fjalë mbi çfarë kishte bërë qeveria në këto tri vite, asnjë fjalë mbi përgjegjësitë bazë të qeverisë si punësimi, pagat, rritja e bizneseve e investimeve, gjendja në spitale, në shkolla etj.

Asnjë fjalë edhe për mënyrën se si është qeverisur bashkia nga vjet, për përgjegjësitë e saj etj. Kryeministri vijoi po atë retorikë jo politike duke shtuar se kandidati i tyre doktor Muharrem Rama ishte në garë për hallet e njerëzve ndërsa kandidati demokrat Sherefedin Shehu ishte në garë për hallet e doktorit në Tiranë.

Në një moment teksa po fliste se nuk ka diskriminim të veriut të vendit nga qeveria dhe ndërsa përmendi një shifër mbi investimet në shkolla, kryeministri tha se po të mos e gjenim Shqipërinë me borxhe nga Berisha, do të kishim shumë më shumë.

Më pas fjala e tij hyri në një drejtim tjetër. Ai tha se Rruga e Arbrit nuk është bërë sepse e gjetën vendin me borxhe nga Berisha, se investimet në vend janë keq sepse u gjet vendi në borxhe nga Berisha.

Ligjërimi apolitik mori një formë tjetër dhe kryeministri pranoi se ai dhe qeveria e tij nuk kanë bërë ndonjë gjë të madhe sepse e gjetën Shqipërinë në gjendje të rëndë prej Berishës.

Andreas Schedler, një politolog i njohur austriak thotë në librin “Fundi i Politikës” se kriza e thellë e një vendi, mos arritjet e mëdha, dështimet dhe zhbërja e plotë e narrativës politike bëjnë që ligjërimi të bëhet qesharak dhe krejtësisht apolitik.

Në këtë pikë thotë ai zyrtarët e qeverisë mund të flasin vetëm për rrethana dhe bëjnë vetëm gjeste, ata nuk janë më të aftë të flasin për rezultate apo realizim premtimesh.

Daron Acemoglu, një profesor i MIT-së dhe James Robinson, një profesor i Harvardit shkruajtën para pak vitesh një nga librat më me ndikim në ekonomiks dhe shkenca politike të kohëve të fundit: “Pse dështojnë kombet”.

Teza e tyre është thuajse shteruese dhe mbështetet mbi të dhëna që vijnë që nga antikiteti. Ajo thotë se në kohët e sotme një shtet apo një shtet nuk dështon për shkak të mungesës së pasurive, as për shkak të pozicionit gjeografik, as për shkak të një katastrofe natyrore. Shtetet ose kombet dështojnë sepse ato nuk ndërtojnë institucionet e duhura.

Duhet një pushtet i centralizuar, pra një pushtet që nuk sfidohet nga bosë lokalë, nga banda dhe liderë lokalë apo provincës dhe më e rëndësishme duhet që institucionet e pushtetit të jenë përfshirëse. Institucionet përfshirëse janë ato që nuk lejojnë pushtetin t’i shërbejë një grupi, një partie, një bande, një elite.

Kur institucionet e lejojnë këtë gjë thonë Acemoglu dhe Robinson interesat e bandës, të grupit dhe elitës përplasen me ato të njerëzve dhe vendi zhytet ne varfëri, korrupsion dhe mizerje. Dhe vendi më i pasur në botë do të bjerë në këtë gjendje thonë ata dhe shembujt janë pafund (Mozambik, Kongo, Angola, Nigeri etj.).

Pra, kryeministri Rama me tezën e vet se nuk ka rritje në ekonomi, investime, ulje të papunësisë, ndërtim të Rrugës së Arbrit etj. është duke fshehur faktin se institucionet e ngritura nga shumica që ai drejton janë shkatërruese siç i quajnë Acemoglu dhe Robinson, janë institucione që e lejojnë pushtetin t’i shërbejë një grupi, një bande, një elite përkundër interesave të njerëzve.

Kjo është shkalla më e lartë e mungesës së lirisë dhe e dominimit dhe është themeli i korrupsionit. Situata në Dibër është dëshmi e kësaj gjendjeje.

Tensioni i lartë, angazhimi maksimal i shumë lloj njerëzve, thasët e miellit, paratë apo rrahjet janë dëshmi e kësaj gjendjeje me institucione shkatërruese.

Çështja nuk është te zgjedhjet që përfunduan në Dibër, çështja është te fuqia e vendit për të zhvilluar zgjedhje vitin që vjen, çështja është te klima e rënduar kundër lirisë, kundër sipërmarrjes, kundër biznesit. Zërat kundër lirisë janë shtuar shumë edhe publikisht.

Previous Post

PD zbut qëndrimet me LSI-në, edhe Tabaku projekton koalicion me klubin e Metes

Next Post

ARMAND MAHO/ Kjo nuk është punë varfërie, është punë dinjiteti

admin

admin

Next Post
ARMAND MAHO/ Kjo nuk është punë varfërie, është punë dinjiteti

ARMAND MAHO/ Kjo nuk është punë varfërie, është punë dinjiteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.