Rreth 1.5 milionë muslimane kane nisur pelegrinazhin e përvitshëm te Haxhit ne Arabinë Saudite.
Pelegrinët përballen me masa ekstreme sigurie per te shmangur përsëritjen e incidentit te viteve te kaluar, ku humben jetën me shume se 2 mije njerëz si pasoje e shtypjes. Megjithatë, dhjetëra mijëra Shiite iraniane nuk jane te pranishëm ne Xhaminë e Madhe te Mekës per shkak te konflikteve disa-vjeçare me sunitet e Arabisë Saudite.
Pas ritualeve ne Xhaminë e Madhe ne fillim te kësaj jave, pelegrinët do te udhëtojnë me autobusë, trenat ose ne këmbe, duke sfiduar temperaturat e larta deri ne 40 grade celsius ne drejtim te Minase, 5 kilometra ne lindje. E shtuna është dita e pare e Haxhit, ndërsa sot besimtaret udhëtuan ne drejtim te Malit Arafat.
Gjithçka do te pasohet nga ritual i goditjes me gurë te shtyllave, i cili është parashikuar per ditën e hëne. Besimtaret po realizojnë te njëjtën rruge dhe ritual te bere nga profeti Muhamet ne vitin 628, i shoqëruar nga 1400 ndjekësit e tij.












