Foto – Maqellara
Mediat kanë denoncuar faktin se zyrtarë shtetërorë janë në qendrat e votimit duke bërë fushatë që qytetarët të votojnë për njërin prej kandidatëve.
Gazetari i Neës24, Enver Doçi në një lidhje telefonike ka bërë të ditur se “funksionarë të shtetit janë duke bërë presione dhe fushatë në hyrje të qendrave të votimit në Maqellarë, duke u thënë votuesve që të votojnë për njërin prej kandidatëve në zgjedhje”.
Një denoncim i tillë, përbën edhe një skandal pasi nuk lejohet asnjë zyrtar shtetëror apo person që të qëndrojë tek qendrat e votimit dhe të bëjë fushatë për njërin apo tjetrin kandidat.











