Partia Demokratike ka denoncuar dezinformimin që bëjnë strukturat shtetërore, deputetët e PS-së në sinkronë me drejtuesit e policisë vendore.
Sipas PD-së, ndërsa policia nuk ndalon e shoqëron personat që shpërndajnë lekë në këmbim ët votave, të denoncuar me emra dhe raste konkrete, krijon insinuata dhe sajesa për përfshirje të deputetëve të saj.
Deklarata e plotë e PD-së
Deputetë të Partisë Socialiste në sinkron me struktura kriminale të Bert Agës përpiqen të dezinformojnë opinionin publik për ngjarjen e ndodhur mbrëmë në Maqellarë.
E vërteta është krejt ndryshe.
1. Në mesnatë banorët e Maqellarës kane kapur duke shpërndarë lekë për blerje votash zyrtarin e Drejtorisë së Tatimeve Dritan Isaku, vartës i shtetasit Dionis Ymeri me detyre Drejtor i Tatimeve për Dibrën. Dionis Ymeri është kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike në Prokurori me date 1 shtator si anëtar i grupit të strukturuar kriminal për blerje votash në fushatën e Dibrës.
2. Në vend të ndalimit dhe arrestimit në flagrancë të këtyre personave, segmente të policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga, i kane dhënë mbështetje këtij krimi elektoral. Bert Aga është kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike me 1 shtator si anëtar kryesor i grupit të strukturuar kriminal i cili në abuzim të detyrës së shefit të Komisariatit të Peshkopisë ushtron presion ndaj zgjedhësve dhe ofron mbështetje logjistike dhe mbrojtje ekstraligjore për operacionin e shpërndarjes së parave në këmbim të votave.
3. Cdo insinuate per perfshirje te deputetve te PD ne kete ngjarje eshte fabrikim i PS dhe strukturave kriminale te Bert ages ne policine e Shtetit.
PD i bën thirrje PS të distancohet nga ky grup i strukturuar kriminal.












