Ipeshkvinjte shqiptare organizuan ne katedralen e Vaut te Dejes nje meshe falenderimi per shenjterimin e Nene Terezes. Ne ceremoni ishte i pranishem edhe presidenti Bujar Nishani i cili tha se Nene Tereza perfaqeson dhuraten me te pacmuar qe kombi shqiptar i ka bere njerezimit.
Kisha katolike shqiptare i kushtoi një meshë falenderimi shenjterimit te Nene Terezes. Nga katedralja e Vau te Dejës, ipeshkvinjtë shqiptarë të udhëhequr nga kreu i konferencës imzot Angelo Massafra dhe nunci apostolik Ramiro Molinar Ingles kremtuan meshen e shenjtë. Ceremonisë iu bashkua presidenti i Republikes Bujar Nishani.
Nene Tereza përfaqëson dhuratën më të paçmuar që kombi shqiptar i ka bërë njerëzimit, tha presidenti Nishani, i cili ndau emocionet e pranisë edhe ne meshën e shenjtërimit.
Besimtarët i pershendeti në mbyllje të mandatit të tij 8 vjeçar si nunc apostolik në Shqipëri, edhe imzot Ramiro Molinar Ingles që vlerësoi jetën dhe veprën e Nenë Terezës. Pas meshës së shenjtë, të pranishmit ndoqen edhe një koncert artistik kushtuar Nënë Terezës.












