Në studion e “Zonë e Lirë” dje ndodhën disa të parpitura. Personazhi që ishte zgjedhur nga moderatori Arjan Cani për të hapur sezonin këtë herë ishte dhe këngëtari me i kërkuar shqiptar Noizy. Ai iu përgjigj disa pyetjeve dhe sqaroi shumë pikëpyetje që e kishin rrethuar këtë verë.

Fillimisht, ai tregoi se në Dhjetor do të ringjitet në ring përballë Colin Wibly, në Zvicër për të zhvilluar ndeshjen e tij të fundit në këtë lloj sporti. Sipas reperit, kjo do të jetë një ngjarje që do të transmetohet edhe në telvizion.

Nxitur nga teksti i bashkëpunimit me Encën, “Bow Down”, ai është pyetur nga Çani se kush është “King” dhe “Queen”, që përmenden në këngë, përgjigja e së cilit ishte se “King” është vetë Noizy, “Queen” është mamaja e tij, ndërsa Enca është princeshë. Moderatori i ka treguar reperite dhe një foto të tijën me vajzën, Leandrën dhe komenti i vetëm ishte: “E vetmja femër që i ulem në gjunjë”.

Në fund, Çani e ka ngacmuar Noizy-n lidhur me Ledrin dhe Dafina Zeqirin, duke I rikujtuar konfliktin që 29 vjeçari ka pasur me dy artistët kosovarë. Krijuesi I “Grande” është përgjigjur duke thënë që me Ledrin janë miq dhe çdo gjë ia kanë lënë të shkuarës, si dhe ka shtuar se Ledri ishte thjesht në grupin e gabuar.

Por pa ikur nga studio, Noizy ka marrë disa komplimenta nga Gugu, këngëtarja me e re ne tregun shqiptar. Ajo ka shprehur dëshirën për ta njohur nga afër Noizyn duke lënë të nënkuptohet edhe që dëshironte një duet me të. Ajo madje e ka komplimentuar Noizy duke thënë se duket më i mirë nga afër se sa nga ekrani i televizionit. Por Noizy e ka lënë bllof këngëtaren dhe nuk ka folur anjë fjalë. Ai e ka injoruar duke u larguar nga studion pa e komentuar fare, por vetëm duke thënë ‘natën e mirë’.












